Festivali i 58-të i RTSH-së për këtë vit do të kujtohet gjatë për të gjitha polemikat që shkaktoi me prapaskenat dhe polemikat për fituesen, Arilena Arën.

Një ndër personat e përfshirë gjithashtu ishte edhe moderatorja Alketa Vejsiu, e cila i doli kundër edhe jurisë së festivalit të vetë. Madje disa prej mediave rozë shkruan se mes saj dhe ‘mentores’ së saj pati edhe një debat të madh që nuk mbaroi mirë.

Disa ditë pas festivalit, Alketa ka paralajmëruar se do të publikojë të gjithë prapaskenat, të cilat aktualisht po bëhen gati nga stafi i saj.

“Jam produkt i skuadrës sime që kujdeset me aq shumë dashuri! Së shpejti në Kanalin tim në YouTube Alketa Vejsiu Official Docu Fest! Gjithçka ka ndodhur në prapaskenat e këtij Festivali!,”-shkruan Alketa në postimin e saj.

Disa ditë më parë u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSh, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më pare, ndërsa Elvana

Gjata me këngën ritmike “Me tana”, zuri vendin e dytë. Pas festivalit nuk mungoi edhe një reagim i Alekta Vejsiut, e cila ishte edhe një nga organizatorët e këtij festivali. Në një status në Instastory, Vejsiu publikoi peticionin, ku kërkohet që çmimi i madh t’i jepet Elvana Gjatës dhe që të jetë pikërisht ajo që të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.