Eurostat parashikon : Brenda 70 vitesh me Shqiperine do te ndodh me te vertete dicka e papëlqyeshme

Ndonëse pritshmëritë ishin që numri i azilantëve të vinte në rënie, për shkak se refuzimet e larta të dekurajonin aplikimet e reja, të dhënat nga Eurostat dhe EASO vazhdojnë të tregojnë një tendencë në rritje.

Për shkak të politikave sociale, destinacioni kryesor i shqiptarëve kohët e fundit ka qenë Franca, ku janë bërë gati gjysma e aplikimeve në gjashtë muajt e parë të vitit 2019. Nëse të rinjtë shqiptarë do të ruajnë të njëjtin ritëm me largimet, do të duhen vetëm 70 vjet që Shqipëria të zbrazet.

Të dhënat demografike të Shqipërisë nuk janë aspak pozitive, popullsia po plaket, numri i lindjeve po shkon drejt minimumit, ndërsa shtesa natyrore e popullsisë drejt zeros.

Kësaj i shtohet edhe fakti se vitet e fundit, vendi po përballet me një “epidemi” largimesh të popullsisë aktive, drejt Bashkimit Europian, qoftë si emigrantë me letra të rregullta, apo edhe duke kërkuar azil në dyert e Europës.

Nëse largimet e popullsisë në moshë të re do të vazhdojnë me këto ritme, Shqipëria do të boshatiset për 70 vite. Sipas të dhënave statistikore të nxjerra nga Eurostat, rreth 80% e azilkërkuesve i përkisnin grupmoshës më të re se 34 vjeç.

Duke mbajtur konstant ritmin e largimit gjatë muajve të parë të 2019-s, ku për periudhën janar-korrik janë larguar mesatarisht 2000 persona në muaj, prej të cilëve (80%) rreth 1600 i përkasin grupmoshës nën 34 vjeç, i bie të largohen mesatarisht 19,200 persona në vit.

Brenda 70 viteve, duke mos përllogaritur efektin e mëtejshëm të rënies së lindjeve dhe plakjes së popullsisë, Shqipëria do të zbrazet nga mosha e punës, sipas përllogaritjeve të Monitor.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...