Mesha e Krishtlindjeve këtë vit nuk do të mbahet në Notre Dame, hera e parë pas 216 vitesh

Për herë të parë pas 216 vitesh, mesha e Krishtlindjes në Paris, nuk do të mbahet në Katedralen e Notre Dame.

Presidenti francez Emanuel Macron e mori këtë këtë vendim në 15 prill të këtij viti, pas flakëve që pushtuan Katederalen dhe shkatërruan një nga monumentet më të famshme të Francës.

Kjo është hera e parë që nga viti 1803, ku çdo 25 dhjetor Katedalja e Notre Dame në Paris zhurmonte nga këmbanat për të festuar lindjen e krishtit ku qindra turistë dhe vendas mbushnin kishën në mesnatën e 24 dhjetorit dhe meshat e mbajtura mëngjesëin e datës 25 dhjetor.

Këtë vit, dita e zezë e 15 prillit kur flakët rrëthuan Katedralen e famshme, ndryshoi gjithçka. Kisha tetëshekullore do të qëndrojë në heshtje dhe asnjë shërbim fetar nuk do të zhvillohet brenda saj.

Në 1 shtator zyrat e saj u zhvendosën në kishën e Saint-Germain l’Auxerrois pranë Muzeut të Luvrit, dhe festimet e vigjiljes së Krishtlindjes janë vendosur të mkbahen në këtë kishë.

Në një orën 23:30 është planifikuar një meshë lutjesh ndërsa në 25 dhjetor mesha do të mbahet në orën 10:00, ndërsa festimi solemn po në këtë kishë në orën 11:30.

Notre Dame, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s në brigjet e lumit Seine, u shkatërrua nga zjarri i 15 Prillit duke humbur stilin e saj gotik, çatinë dhe shumë objekte të çmuara brenda saj.

Momumenti është ende në proces rindërtimi dhe riparimi, ndërkaq punëtorët po përpiqen maksimalisht t’a rikthejnë në gjendjen e mëparshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...