Krishtlindjet ose Dita e Krishtlindjeve kujton ditën e lindjes së Jezu Krishtit dhe festohet nga miliona njerëz në të gjithë botën. Krishtlindjet shënojnë ditë pushimi zyrtar në shumë nga vendet e botës, ndërsa po festohen gjithnjë e më shumë edhe nga vende jo-kristiane, si Korea apo Japonia.

 

Krishtlindja është festa e lindjes së Jezusit, i cili besohet nga të krishterët si Biri i Perëndisë dhe Perëndia vetë e mishëruar, zbritur në tokë për të shlyer mëkatet e njerëzimit, dhe për ta kthyer atë në shtëpinë e Perëndisë. Sipas Ungjillit të Lukës dhe Mateut, Jezusi lindi nga Mëria në Betlehem, ku ajo dhe i shoqi i saj Jozefi po pushonin rrugës për në vendlindjen e tyre, Nazaret, për të marrë pjesë në numërimin e mbarë popullsisë urdhëruar nga perandori August.

 

Për nxënësit e tij, lindja e Krishtit është parathënë nga profetësi të ndryshme sipas të cilave mesia do të lindte nga shtëpia e Davidit për të shpëtuar botën nga mëkati.

Data e lindjes se Jezusit

 

Datëlindja e Jezusit sipas të krishterëve besohet të jetë 24-25 dhjetori edhe pse ka dyshime për datën e saktë të lindjes pasi që ajo nuk përmendet në Dhiatën e Re . Kjo feste është ndër festat më të dashura dhe të preferuara nga mbar bota krishtere apo e thënë më ndryshe edhe si datë e paqes. Te gjithe festojne si te varfurit the te pasurit duke u beren humanitar edhe duke ndihmuar.

 

Zbukurimet Tradita e vendosjes së zbukurimeve me rastin e Krishtlindjeve ka një histori të gjatë. Në shekullin e XV, në Londër ekzistonte tradita e zbukurimit të çdo shtëpie me dafina dhe dredhka, me qëllim që i gjithë viti të ishte i gjelbër. Gjethet në formë zemre të dredhkave thuhet se simbolizojnë ardhjen e Jezusit në tokë. Ngjyrat tradicionale të Krishtlindjeve janë e kuqja dhe jeshilja. E bardha, argjendi dhe ari janë gjithashtu shumë popullore. E kuqja simbolizon gjakun e Jezusit, që u derdh në kryqëzimin e tij, ndërsa jeshilja simbolizon jetën e përjetshme.

 

Pema e Krishtlindjeve është konsideruar si një kristianizim i traditës pagane dhe që përfshin përdorimin e gjetheve të gjelbra dhe përshtatjen e pemës pagane. Në anglisht, fjala “Pema e Krishtlindjes” është shënuar fillimisht në vitin 1835 dhe vjen nga gjermanishtja.

 

Pema moderne e Krishtlindjeve mendohet se ka nisur të përdoret së pari në Gjermani në shekullin 18-të. Ambjenti jashtë shtëpisë mund të jetë i dekoruar me drita apo figura të tjera Krishtlindjesh. Zbukurime të tjera tradicionale përfshijnë zilet, qirinjtë, kurorat dhe engjëjt. Qirinjtë në dritare vendosen për të treguar faktin se kristianët besojnë, që Jezu Krishti është drita e fundit në botë.

Ushqimi Vakti special i Krishtlindjeve është një pjesë e

rëndësishme e festimeve tradicionale dhe ushqimi që shërbehet varion nga shteti ne shtet. Disa krahina, siç është për shembull Siçilia, kanë një vakt të veçantë me 12 lloje peshqish. Në Angli dhe në vendet e ndikuara nga tradita anglosaksone, një vakt standard i Krishtlindjeve përfshin gjelin e detit ose mishin e patës, patate, perime, bukë dhe musht.

 

Me këtë rast përgatiten edhe ëmbëlsira, si pudingu, byreku i ëmbël apo keku me fruta. Në Poloni dhe në vende të tjera të Evropës lindore, si dhe në Skandinavi përdoret shpesh peshku, por edhe mishi i qengjit. Shkëmbimi i dhuratave

 

Shkëmbimi i dhuratave është një nga aspektet më tërheqëse të Krishtlindjeve moderne edhe pse shumë njerëz mendojnë se i ka fillimet me dhuratat e shkëmbyera gjatë nje festivali që zhvillohej gjatë muajit dhjetor në perandorinë Romake./ CNA.al

PUBLICITET