GJYSMA E MREKULLUESHME E 14 KILOMETRAVE DREJT KALASË SË DRISHTIT

Brenda rrënojave të njërit prej mureve gjysëmrrethorë të kalasë, më shumë se 10 familje bëjnë jetë të vështirë. Në të majtë ngrihet një ndërtesë e rikonstruktuar jo shumë e ngjashme për nga stili arkitekturor me shtëpitë e tjera,

me qëllim për të shërbyer si muze, por kritika nën zë për punime mbi zonë arkeologjike, ka marrë edhe rruga prej rreth 250 m e shtruar me pllaka guri deri te hyrja e vjetër e kalasë.

Shtëpia me çardak, që në fillim të shekullit të kaluar strehoi udhëtaren britanike Edith Durham është thuajse e rrënuar dhe krejt e braktisur, ndërsa nëpër muret e një ndërtimi të vonë, dallohen gurët të gdhendur me simbole që i përkasin historisë mbi njëmijë vjeçare të

Drivastum’it. Me dritare të vogla, shtëpitë e gurta duken si shtëpi kukullash, aq sa duket e habitshme sesi banorët e kësaj lagjeje nuk e kanë shfrytëzuar ende potencialin e madh ekonomik që trashëgojnë, thjesht veç prej lindjes aty: me numrin gjithnjë e në rritje të turistëve, ata mund të lironin nga një dhomë ose dy për vizitorët që janë të gatshëm të paguajnë për një natë qëndrimi në atë mjedis magjik ku përzihet lashtësia, tradita dhe natyra.

Foto Terenc Pepa – Drisht 2019

Përveç ambienteve të brendshme tradicionale, guesthouse’t mund të ofronin edhe ushqime të zonës, vlera e të cilave shtohet edhe më për shkak të pastërtisë së origjinës bio dhe kushteve tepër të favorshme natyrore për bujqësinë dhe blegtorinë.

E ndërsa diskutojmë për atë se çfarë mund të bëhet një ditë Lagjia-Kala e Drishtit, koha e drekës iku dhe i vetmi “lokal” që mund të ofronte diçka ishte mbyllur, prandaj na u desh të zbrisnim; morëm biçikletat dhe shtegtuam edhe disa kilometra deri te një lokal në anën tjetër të Kirit, për të provuar gatimet tradicionale të zonës. Edhe në perëndim dielli ka forcë ta ndezë flakë lumin: mishi i dashit, i kecit e gjithçka tjetër, duket sikur u poqën mbi këtë skarë të natyrës.

Pas një kënaqësie të tillë, njeriu nuk e vëren rrezikun që mbart rruga e kthimit nëpër terr, për 14 km të tjera, deri në Shkodër. Në shtëpi.

Burimi albaniantravel.info

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...