Balena cilësohet si një ndër gjitarët placentarë më inteligjentë të detrave dhe oqeaneve. Në një video të bërë virale në rrjet, shihet një baba me vogëlushen e tij në një varkë.

 

Ata përjetuan një nga përvojat më të bukura në jetën e tyre dhe mbetën të mahnitur, pasi një balenë iu afrua varkës së tyre. Siç shihet dhe në videon e publikuar nga “Unilad”, balena duket sikur luan “kukafshehti” me vogëlushen disa muajshe, pasi herë zhduket në det e herë shfaqet diku tjetër më tutje.

 

Pamjet e rralla janë filmuar në Golfo Nuevo në Argjentinë. Video ka marrë mbi 260 mijë shikime në më pak se dy orë nga publikimi i saj.