Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nderuar mjekët dhe infermierët që përballuan situatën e tërmetit të 26 nëntorit për kontributin e paçmuar në ndihmë të më shumë se 900 të lënduarve.
Një moment që përloti të gjithë, ishte kur zv ministrja e Shëndetësise Bardhylka Kospiri e cila është me aftësi të kufizuara është çuar nga karroca dhe është përulur para sakrificës së mjekëve.
Ministrja Manastirliu vlerësoi devotshmërinë profesionalizmin dhe humanizmin e ekipit të shëndetësisë. Ju jam mirënjohëse ju dhe qindra kolegëve tuaj që shërbyet me sakrificë me humanizëm.
Dhe na dhatë edhe një provë tjetër të devotshmërisë sakrificës e profesionalizmit në përmbushje të misionit që keni, në shërbim të qytetarëve. Mes merakut për familjen dhe detyrën zgjodhët të dytën. Është pak të thuash që jeni heronj, tha Manastirliu.