‘Posesive, xheloze, nuk e do familjen’, këngëtari shqiptar ndahet sërish në prag të fejesës?

Përfundimisht, Shpat Kasapi nuk ka gjetur ende rehat me vajzat. Në një kohë kur prisnim të na tregonte datën e martesës, ai në fakt i rrëzon edhe një herë planet e jetës private. Nuk ka martesë, sepse, me sa duket, Shpati është ndarë edhe nga partnerja e fundit, për të cilën pak kohë më parë deklaroi në media se shumë shpejt do ta bënte zyrtare.

 

Në një intervistë për emisionin “Mirage”, pak kohë më parë, Shpat Kasapi u shpreh se çdo gjë është serioze dhe shumë shpejt lidhja do të kalonte në një hap tjetër. Ai tregoi se vajza që i vodhi zemrën ishte më origjinë nga Kosova dhe mezi priste ta prezantonte me të gjithë.

 

Por duket se gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet dhe marrëdhënia e tyre ka marrë fund. i ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, Shpati tregoi se është beqar dhe tani për tani e ka zënë halli, sepse, siç tha ai, është në kërkim të një vajze, por asnjëra nuk po i del ashtu siç do ai. “Dal me njërën është posesive, dal me njërën është xheloze, dal me tjetrën nuk e do familjen.”

 

I pyetur nga Ori se kush e ka fajin që nuk e ka gjetur ende vajzën ideale, Shpati u shpreh se ai është shumë i mirë dhe fajin e kanë femrat.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...