Pronarët e shtëpisë që u vodh në Terihat të Gjirokastrës kanë treguar detaje nga grabitja. Gazetarja Ervina Shehaj, e cila raportoi nga vendngjarja tha se autorët kanë qenë edhe të armatosur, ndërsa njëri prej pronarëve tha:
“Autorët mbyllën derën dhe dritarenë. Mamanë e mbyllën në dhomë me fqinjin dhe i vunë pistoletën në kokë. Na morën në telefon fqinjët erdhëm nga Athina. “-tha ai.
Një banesë është vjedhur gjatë natës në Gjirokastër. Rreth orës 03:30 disa persona të paidentifikuar ende, kanë hyrë në banesën e shtetasit Vasil Basha dhe kanë marrë 15 mijë euro.
(F.g/dosja.al)