Ky burrë ra në koma dhe udhëtoi deri në vitin 3906! Këto janë ato që parashikoi për të ardhmen e njerëzimit!

Një burrë zvicerano-austriak, me profesion mësues, i quajtur Paul Amadeus Dienach, ra në gjendje kome në vitin 1921. Dienach vuajti nga një sëm.undje, e cila zgjati për një vit dhe e rëndoi tej mase gjendjen e tij shëndetsore.
Gjatë kësaj kohe, ndërgjegja e Dienach udhëtoi në të ardhmen e njerëzimit dhe hyri në trupin e një burri tjetër, që jetonte në vitin 3906 dhe kishte inicialet A.D, rrëfen ai.

Kur Dienach u zgjua, filloi të shkruante në ditarin e ti, vegimet apo gjërat që kishte parë.

Ai rrëfen se njerëzit që ai kishte takuar në vitin 3906, kuptonin që kishte hyrë apo kishte pushtuar trupin e personit të quajtur Andreë dhe i kishin shpjeguar gjithçka për kohën dhe vendin ku ndodhej. Ata gjithashtu i kishin shpjeguar kronologjinë e ngjarjeve të ndodhura nga shekulli 21, deri në vitin 3906.

Kishin kuptuan gjithashtu, gjendjen e veçantë shëndetësore të Dienach, që e quajtën “rrëshqitje të vetëdijshme”. Nuk i kishin bërë të qartë nëse vetëdija e tij do të kthehej në epokën e tij.

Kur u zgjua nga koma, ai e gjeti veten përsëri në vitin 1922, por me një sasi të madhe të informacionit dhe njohurive që mësoi gjatë asaj periudhe. Siç u përmend më lart, ai vendosi të shkruante një ditar, duke shënuar çfarëdo detaji që mbante mend nga përvoja unike e përjetuar.

Njihuni më poshtë me parashikimet më të rëndësishme të Dienach, për të ardhmen e njerëzimit:

-Mes viteve 2000 dhe 2300 A.D.
Njerëzit merren me luftërat lokale të vogla, mungesë e ushqyerjes, sistemin e gabuar monetar, pabarazitë ekonomike, shkatërrimin ekologjik të mjedisit dhe mbipopullimin.

-2204 A.D.
Njerëzit do të përfundojnë një kolonizim të Marsit, me rreth 20 milionë njerëz të dërguar në atë planet.

-2266 A.D.
Një shkatërrim i madh natyror do t’i vrasë të gjithë këta njerëz. Ata nuk do të përpiqen më kurrë të kolonizojnë planet tjetër.

-2309 A.D.
Lufta e madhe globale do të ndodhë! Për një pjesë të madhe të popullsisë, do të jetë fatale!

-2396 A.D.
Ky vit do të rezultojë si viti i krijimit të një Parlamenti Global të Bashkimit të Kombeve ose Shteteve. Megjithatë, Parlamenti Global nuk do të përfshijë biznesmenë apo politikanë, por figura humanitare, shkencëtarë dhe teknologë. Për më tepër, burimet planetare do të rishpërndahen.

Problemet ekologjike, ushqyerja, klimaterike dhe mbipopullimi do të gjejnë zgjidhje.

-3382 A.D.
Njerëzit do të kenë një aftësi të re shpirtërore, si hiper-intuitë ose hiper-vizion.

-Mes 3400 dhe 4000 A. D.
Transporti, ushqimi, shtëpia, veshja, etj. do të jenë falas. Nuk do të ketë pronë private në shoqëri. Pabarazitë e vetme do të jenë reputacioni dhe nderi. Përveç kësaj, njerëzit do të punojnë vetëm dy vite në tërë jetën e tyre. Ata nuk do të llogarisin suksesin e jetës së tyre, me standardet materiale dhe teknologjike të jetesës, por me zhvillimin e tyre shpirtëror, emocional dhe mendor.

Për më tepër, sipas tregimit të Dienach, popullsia e planetit tonë do të jentë më pak se një miliard njerëz.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...