Farat e Kungullit – Shqiptaret e Vogla me Fuqi të Madhe

Farat e kungullit kanë një shije aq të shkëlqyer sa kanë gjetur rol kryesor në ushqim.

 

Gjëja më e mirë që mund të bëni është që t’i thani vetë. Kjo do t’ju garantojë freskinë që ndikon në mbajtjen e vlerave aktive të përbërësve natyralë të farave. Farat shqiptare përmbajnë gjithmonë më pak kripë se ato të importit.

 

Ato janë ideale, jo vetëm sepse përmbajnë yndyrna dhe fibra, por edhe mbajnë zemrën të shëndetshme dhe ulin enjtjet.

Farat e kungullit janë një metodë fantastike për përfitimin e vitaminës E e cila konsiderohet të jetë një antioksidant i fortë.

 

Farat e kungullit janë të vetmet fara që formojnë alkalinë. Kur ushqimet janë të pasura me aciditet, ky është një lajm shumë i mirë për ata që duan të ruajnë ekuilibrat e pehashit në trup.
Vlerat shëndetësore të farave të kungullit

Farat e kungullit që janë të pasura me acide yndyrore Omega-3 që e mbajnë zemrën të shëndetshme duke ulur tensionin e gjakut.

 

Këto fara ulin nivelin e kolesterolit, rreziqet e shfaqjes së diabetit, peshën e tepërt, përmirësojnë humorin dhe luftojnë tumoret.

Parandalojnë problemet e kockave dhe reumatizmës

 

Njerëzit që vuajnë nga pamjaftueshmëria e zinkut duhet të marrin në konsideratë konsumimin e farave të kungullit. Metodat për përftimin e zinkut, një mineral i nevojshëm për kockat janë të shumta.

Në çerek filxhani me fara kungulli, do të përftoni 17% të dozës së rekomanduar ditore të zinkut.

 

Ulin kolesterolin dhe mbajnë zemrën të shëndetshme

Farat e kungullit përmbajnë fitosterolë dhe arrijnë të përmirësojnë nivelet e kolesterolit të mirë. Studimet mbi këtë temë kanë provuar se fitosterolët arrijnë të ulin kolesterolin e keq me 13% dhe kolesterolin në përgjithësi me 10%.

 

Parandalojnë formimin e gurëve në veshka

Farat e kungullit përmbajnë substance që jo vetëm parandalojnë, por edhe luftojnë gurët në veshka. Rekomandohet të konsumoni 5 deri në 10 gramë me fara kungulli në ditë për të mbrojtur veshkat dhe parandaluar formimin e gurëve.

 

Largojnë depresionin dhe ulin ankthin

Farat e kungullit janë ideale jo vetëm për trupin por edhe për trurin. Studimet kanë treguar që farat e kungullit bashkë me glukozën janë të mira për të ulur ankthin dhe depresionin.

Proçesi i gatimit shkatërron avantazhet ushqimore të farave të kungullit dhe acidet yndyrore aq të nevojshme. Mënyra më e mirë për të përfituar prej tyre është t’i përdorni në sallata ose t’i konsumoni veçmas./AgroWeb.org

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...