Dy shqiptare jane arrestuar ne Itali teksa ishin gati per tu rikthyer ne Shqiperi. Mediat italiane shkrujane se ne pranga jane vene dy shtetas shqiptare 26 dhe 27 vjeç të akuzuar për një seri vjedhjesh ne apartamente ne zonen e Alto Adige.

 

Ata ishin identifikuar me pare dhe policia i bllokoi teksa po beheshin gati per udhetimin e kthimit ne atdhe. Ata cdo dite niseshin nga Verona për të arritur në Alto Adige.

 

Ku në mënyrë sistematike benin vjedhje neper banesa te piketuara qe me pare duke hyre permes ballkoneve apo duke shfrytezuar edhe dritare te hapura te banesave.

 

Policia ben me dije se jane dokumentuar gjithsej 19 vjedhje të kryera dhe 14 vjedhje të tentuara në zonat Bolzano Laives Bronzolo Ora Caldaro Appiano Lana dhe Merano.

 

Gjatë kontrollit të kryer së bashku me karabinierët e Veronës janë sekuestruar dhjetëra objekte orë bizhuteri rroba tableta mjete qe i perdornin per grabitjet dhe mijëra euro.