U kapën mat! Stine rikthehet me ish-bashkëshorten?

Rreth një vit më parë, Stine bëri një deklaratë në Instagram, duke lajmëruar fansat se tashmë ishte ndarë nga partnerja e tij prej vitesh me të cilën kanë dhe një vajzë, Estia. Stine i dedikoi Gracielës një status në Instagram, duke e falenderuar për gjithçka dhe tregoi se të ndarë do të jenë më mirë.

 

“Edhe pse fundvit, gjej lartësinë shpirtërore për të falenderuar çdo moment të bukur dhe të vështirë të kaluar së bashku! Kam bindjen e plotë se do funksionojmë më mirë pa njëri- tjetrin! E kemi patur fatin dhe mundësinë me mijëra herë për të kaluar barrierat e jetës, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç ne i mendojmë! Kështu që nuk mbetet tjetër, veçse të të uroj çdo të mirë të mundshme tani e tutje”, shkruante këngëtari.

 

Megjithatë një veprim që kanë bërë ditën e djeshme, të bën të mendosh se Stine dhe Graciela janë rikthyer. Në festivalin e “RTSH-së”, këngëtarët shkuan të dy dhe në një foto të publikuar nga “Blitz.al” dyshja shihet në prapaskena, bashkë me ta ishte edhe vajza, Estia.

 

Stine dhe Graciela në vitin 2016 u bënë prindër për herë të parë, ndërsa në dhjetor të vitit të kaluar njoftuan ndarjen.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...