2000 tërmete në pak javë në Shqipëri, zbardhet apeli i fortë i sizmologëve ndaj shtetit dhe qytetarëve

Shqipëria nuk gjen qetësi nga lëkundjet sizmike. Pasditen e djeshme në orën 17:03 minuta u regjistrua lëkundja me epiqendër në fshatin Rubjekë, Maminas.

Sizmiologët bëjnë me dije se mbi 2000 tërmete kanë rënë për gati 1 muaj në Shqipëri.

“Duke u nisur nga logjika që pasgoditja është shprehje e qartë e relaksimit tektonik të zonës së aktivizuar përmes transferimit të energjisë në zonat përreth, është mirë që këto të vazhdojnë”, thotë sizmologu Edmond Dushi.

Ekspertet i bëjnë apel popullatës të mos përfshihet nga paniku, veçanërisht pas sinjaleve që marrin nga aplikacionet për tërmetet. “Të mos i besojnë vlerave fillestare që jep aplikacioni, vlerat fillestare gjithmonë janë më të larta”, thotë Dushi për A2.

Institutit i Gjeoshkencave, ku tashme është përqendruar vëmendja, kërkon investime në aparatura për matje të sakta dhe studime pas tërmeteve. Sizmologët tregojnë për avarinë në stacionin e Durrësit në 26 nëntor, ku për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, matësi regjistroi vetëm 15 sekondat e para nga gati 1 minutë që vazhduan lëkundjet.

“Me ikjen e energjisë nga tërmeti ky stacion është fikur dhe kjo ka ardhur si rezultat i mungesës së një sistemii mbështetës dhe kemi një sekuencë prej 40 sekondash që nuk është regjistruar”, thotë Dushi.

Me mbështetjen e ekspertëve gjermanë, sizmologët shqiptarë kanë vendosur rreth 30 stacione matëse nga Lezha në Karpen, për të monitoruar lëkundjet në zonë, por edhe për të skanuar thyerjen kilometrike të tokës, krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...