FATI YT SOT/ HOROSKOPI 19 DHJETOR 2019

Dashi

Dita do të jetë disi nën ritmin e duhur sa i takon dashurisë. Duhet të mundoheni që të mos përfshiheni në polemika, në mënyrë që të merrni rezultate më të mira pa agresivitet. Edhe në punë, do të ndjeni një lloj pakënaqësie, por shumë shpejt kjo situatë do të kalohet.

Demi

Do të ketë disa tensione në dashuri, ndaj mundohuni që të mos i komplikoni më tej gjërat. Ndërsa në punë, çështjet ekonomike dhe profesionale janë të mbrojtura nga ndikimi i Saturnit, kështu që nëse duhet të rikuperoni çështjet financiare, bëjeni tani.

Binjakët

Dita do të jetë mjaft pozitive dhe energjike dhe gjatë kësaj të enjteje do të keni dëshirë për tu vendosur në lojë dhe për të provuar situata të reja. Në dashuri gjërat do të përmirësohen, në sajë të ndikimit pozitiv të Venusit, i cili do që të jetë shumë intrigues, siddomos për çiftet e reja.

Gaforrja

Bëni mirë që të reflektoni para se të veproni dhe të merrni më shumë kohë para se të mbyllni një marrëveshje ose të firmosni një kontratë. Bëni mirë që ti shtyni për disa ditë, pasi yjet do të kthehen në anën tuaj. Edhe në dashuri, nuk duhet që të tregoheni të nxituar.

Luani

E enjtja do të jetë mjaft pozitive sa i takon sferës profesionale. Mund të ketë zhvillime të reja në punë dhe zhbllokime, gjë që do ju dhurojë kënaqësi. Jeni shumë të përqendruar në punë dhe kjo gjë do të bëjë që të lni pas dore ndjenjat. Mundohuni që të jeni më të pranishëm.

Virgjëresha

Ju pret një ditë e favorshme, ku yjet do të jenë në anën tuaj dhe do ju ndihmojnë në sferën profesionale, ekonomike dhe sentimentale. Në këtë periudhë do të keni mundësi që të zgjidhni ndonjë problem lidhur me paratë dhe të zhbllokoni një situatë. Në dashuri, Hëna do të jetë në anën tuaj, ndaj përfitoni për të organizuar diçka romantike.

Peshorja

E enjtja do të jetë tejet pozitive, për shkak të ndikimit të favorshëm të Hënës. Bëni mirë që ti mirëprisni mundësitë me të cilat do të përballeni dhe ti vlerësoni gjërat pozitivishr. Edhe ndjenjat do të jenë mjaft të favorizuara, ndaj organizoni diçka intriguese, pasi suksesi do të jetë i garantuar.

Akrepi

Ju pret një ditë përgjithësisht pozitive. Sa i takon punës, në këtë periudhë janë të favorizuara kontaktet e reja, edhe me persoant që i keni larg. Mund të ketë marrëveshje të mira. Dashuria ndodhet në një fazë mjaft të favorshme, ndaj mundohuni që të mos përfshiheni në polemika të kota.

Shigjetari

Rikuperimi do të jetë i ndjeshëm në raport me ditët e kaluara, sidomos në dashuri, por kujdes me sjelljen tuaj. Duhet të mundoheni që të rigjeni qetësinë e brendshme. Kush është vetëm, duhet të shikojë përreth. Venusi do të ketë një ndikim të favorshëm, sa i takon takimeve.

Bricjapi

Dita do të jetë e mbushur me nervozizëm dhe nën ritmin e duhur dhe gjatë saj mund të ketë debate dhe tensione me personat që keni përreth. Mundohuni që të kontrolloni veten dhe të shmangni mërzinë, sidomos në dashuri. Shumë zgjidhje do të vijnë vetëm në fund të muajit.

Ujori

Nëse duhet të sqaroni një çështje, sidomos në dashuri, bëjeni sot, ose maksimumi nesër dhe mos i shtyni diskutimet për në fundjavë. Kjo e enjte do të jetë më e mirë, madje intriguese sa i takon ndjenjave. Problemet e vetme me të cilat do të përballeni, do të jenë ato financiare, ndaj duhet të tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet.

Peshqit

Dita do të jetë mjaft pozitive në raport me ato të mëparshmet. Në ditët në vijim, gjërat do të ecin shumë më mirë. Do të merrni disa përgjigje të cilat me zor i prisnit sa i takon punës. Këto projekte mund të marrin jetë brenda fundit të janarit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...