Eneda i përgjigjet Ardit Çunit dhe të gjithë atyre që thirrën emrin e Fifit kur mori çmimin

Eneda Tarifa u shpall këtë vit fituese e “Këngës Magjike” me këngën “Ma zgjat dorën”, një këngë e kompozuar nga Flori Mumajesi, që u pëlqye shumë nga publiku e madje u ndërlidh rastësisht me ngjarjen e tërmetit.

Mirëpo pas fitores së Enedës, ashtu siç ndodh çdo vit në festivale, nisën edhe polemikat. Një moment që u komentua shumë nga “Kënga Magjike” ishte kur fansat e Fifit thërrisnin emrin e saj ndërkohë që fituese e vendit të parë ishte Eneda.

E ftuar në “Tempora”, Eneda u shpreh se ata ishin thjesht tifoza të Fifit. “Ishin një grup të rinjsh të stacionuar në një vend të caktuar, kjo është tifozëri”, tha Eneda. Pa përmendur emra, këngëtarja dha një përgjigje indirekte edhe për Ardit Çunin. Arditi së fundmi ishte në vëmendje pas deklaratave për Enedën pasi i kishte ngelur hatri që artistja e kishte vlerësuar me 0 pikë. “Përsa i përket zhurmave që janë shkaktuar midis këngëtarëve të tjerë, unë di të them që çmimet i kam dhe kupat i kam. Në fund të fundit janë një dekor në shtëpinë time. Kënga është ajo që mbetet gjithsesi me kup apo ka kupë, prandaj kjo më lumturon”, u shpreh Eneda.

“Unë mendoj që edhe sikur mos kisha asgjë në skenë, as balerinë, as kontekstin e caktuar që iu përshtat këngës, mendoj që kënga ime ishte një këngë e mrekullueshme dhe unë kam bërë të pamundurën dhe kam një arritje personale në një sfidë në këtë këngë për ta sjellë ndryshe dhe për ta kënduar jashtë formës që Eneda këndon në përgjithësi një këngë. Mendoj që kjo këngë kishte distancë nga disa këngë të tjera të bukur të “Këngës Magjike”, mendoj se do ia kishte dalë gjithsesi edhe pa kontekstin që mori pas tërmetit”, përfundoi këngëtarja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...