“U mata t’i flisja!” Flori Mumajesit i ka mbetur fiksim një vajzë që pa te sheshi dhe po e kërkon!

Flori Mumajesi ka treguar si rrallëherë se i ka mbetur fiksim një vajzë që kishte parë mbrëmjen e djeshme të Sheshi në Tiranë. Po, po, nuk është imagjinata jonë! Flori ka bërë një postim tepër të sinqertë sot në Instagram, ku duket se është në kërkim të kësaj vajze që “as që e pa”!

Kantautori shprehet se ajo ishte bashkë me shoqet e saj dhe po shijonte energjinë e sheshit. Ai premton se do të shkojë sërish dhe do të ulet te i njëjti vend, ku mund ta takojë “rastësisht” atë vajzën që i ka mbetur fiksim!

“Dje në mbrëmje vone vizitova sheshin dhe u ula në një nga lokalet përballë pemës, ishte shumë po shuuumë bukur edhe njerëzit ishin shuuuumë të bukur? dhe në atë super atmosferë me mbeti mendja tek një vajzë, e cila ishte shume afër meje por që as që më pa, ajo vazhdonte bashkë me shoqen e saj shijonte energjinë e bukur te sheshit dhe bënin foto. U mata t’i flisja disa herë, por nuk e bëra dot! Nejse? Ju ftoj ta vizitoni sheshin… Jam i sigurt keni për ta shijuar ? “rastësisht” ndoshta mund te me shihni edhe mua ulur tek i njëjti vend duke pritur? Asgjë nuk është e pamundur?”

Menjëherë postimi i tij u mbush me komente të vajzave që kanë qenë nga sheshi mbrëmjen e djeshme dhe shpresojmë që Flori ta gjejë sa më shpejt!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...