Fana Naci është emri i gruas shqiptare, e cila është plot 105 vjeçe. Fana ka lindur në 9 Maj të vitit 1914, kurse në vitin 1942 ajo është martuar.

Nga martesa e saj ajo pati 9 fëmijë. Edhe pse është 105 vjeçe, ajo është mjaft e fuqishme fizikisht dhe shëndetshme.

Ajo thotë se ka përdorur një dietë ushqimore strikte dhe është marrë rregullisht me aktivitet fizik. Fana merret për ditë me punët e shtëpisë dhe kujdeset për lulet.

Ende në këtë moshë, ajo vazhdon të punojë me shtiza për të bërë çorape. Ajo tregon edhe histori nga e kaluara:

Kur ishte Italia, vinin ushtarët këtu, se ushtria ishte afër. Vinin kërkonin vezë. Kishin vajtur tek një fukara ush. tarët conin rrobat për t’i larë dhe kërkuar vezë.’’

Kurse ishte vajzë e re kishte bërë shumë punë të ndryshme në bujqësi, por më pas u bë rrobaqepëse deri sa doli në pension. Fana ka shkuar edhe dy herë në Amerikë të vajzat e saj. Herën e fundit që shkoi ishte 98 vjeçe