Moderatorja shqiptare bëhet nënë për herë të parë: Zbulon emrin e bebushes

Brunilda Lahe, ish-moderatorja e “My Living”, kishte planifikuar shumë gjëra për ardhjen në jetë të fëmijës së saj të parë:

Orën, datën dhe shenjën e horoskopit. Por, fati e deshi që vogëlushja “të vendoste vetë”. “Mesa duket kam sjellë në jetë një vajzë që do të bëhet një grua me karakter të fortë e ide të qarta,” shkroi moderatorja ndër të tjera në Instagram, pak çaste më parë (e martë, 17 dhjetor).

“Jam bërë nënë! Faleminderit Zot për këtë bekim! Mesa duket kam sjellë në jetë një vajzë që do të bëhet një grua me karakter të fortë e ide të qarta. Unë dhe babi i bebushes kishim planifikuar tjetër orë, tjetër datë, tjetër shenjë horoskopi. Kisha një listë me emra ku secili mund të ishte i duhuri. Vetëm kur ta shihja portretin e saj do ta gjeja me siguri emrin. Por e vogla ime nuk mori parasysh asgjë nga këto.”
Në vijim, ajo zbuloi edhe emrin e vajzës dhe arsyet pse u vendos një emër i tillë.

“Zgjodhi ditën e saj të lindjes: E hënë. Orën e saj: Mbrëmje, ku një gjysmëhëne mistike, magjepsëse shndërriste. Kështu ishte vetë ajo që zgjodhi emrin e saj: HANA. Kuptimi i këtij emri në vende të ndryshme të botës sikur është enkas për të: Hir i Zotit, e para, e lulëzuar, lumturi… Mirë se erdhe mes nesh Hana.

Mami dhe babi mezi po të prisnin të kapnin dorën tënde për të mos e lëshuar më asnjëherë.”
Brunilda dhe partneri i saj janë bashkë prej më shumë se 13 vitesh dhe të hënën u bënë prindër për herë të parë. Urime!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...