E kishte ëndërr të burgosej, 99-vjeçares i vihen prangat….

Të gjithë kemi një listë dëshirash, të cilat i kemi ideuar ose shkruar për t’i përmbushur.

Dikush dëshiron që të bëjë një udhëtim në një vend ekzotik, apo një tjetër të bëhet person me influencë.

Ndërkohë, dëshira e një 99-vjeçareje nga Holanda i ka habitur të gjithë. E moshuara Annie gjithmonë e ka patur ëndërr që një herë në jetën e saj të vendosej në qelinë e një burgu, ëndërr që do ta arrinte në një moshë rekord plot 99 vjeçe.

Policia holandeze ia plotësoi këtë dëshirë Annie-t duke e arrestuar dhe për disa çaste e mbajti brenda një qelie. Në fotot e shkrepura, 99-vjeçarja duket shumë e lumtur, nisur edhe nga fakti që ky gjest ishte simbolik.

Forcat policore i treguan gruas brendësinë e qelisë e më pas e lanë të shkonte…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...