Në rubrikën e “Ka një mesazh për ty”, ditën e sotme ishte Melisa së bashku me 4 fëmijët.

Ajo tregoi se pas ndarjes nga jeta të vajzës së tyre, ata nuk kanë përjetuar më asnjë gëzim, madje as ditëlindjet e fëmijëve të tjerë nuk i kanë festuar. Sot bashkëshorti i saj, Shkëlzeni ka ditëlindjen dhe mbush 40 vjeç, prandaj ajo me fëmijët kanë menduar t’i bëjnë një surprizë. Ata duan që familja e tyre të fillojë të përjetojë sërish gëzim, të festojnë ditëlindjet dhe festat.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe kur e njohe Shkëlzenin?

Melisa: 14 –vjeç.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi më pas?

Melisa: Lindën fëmijët, lindi goca e tretë. Por nuk lindi siç donim ne, por siç deshi Zoti.

Ardit Gjebrea: Çdo të thotë kjo? Ishte e sëmurë?

Melisa: E sëmurë po. Pastaj 10 vite jetoi në atë sëmundje të pashërueshme. As mjekët nuk e dinin çfarë sëmundje kishte. Gjendja e saj filloi të keqësohet..

Ardit Gjebrea: Për 10 vite?

Melisa: Për 10 vite as ka thirrur mama, as baba, s’ka ditur çfarë do të hajë, as do të pijë, asgjë.

Ardit Gjebrea: Asgjë?

Melisa: Asgjë, 10 vite ashtu jetoi.. Për prindërit është vd.ekje… Në fillim kur të kuptosh që e ke fëmijën e sëmurë, pajtohesh që është e sëmurë, por në fund edhe ta merr Zoti. Ajo ishte edhe më e rëndë. Kishim dashuri të madhe për të. Këta fëmijë janë të veçantët tonë, por ata janë me atë sëmundje, janë edhe më të veçantë për prindërit…

Ardit Gjebrea: Si ka qenë jeta juaj pas kësaj ngjarjeje?

Melisa: Ka qenë e tme.rrshme. As gjumin s’mund ta bësh, as bukë nuk mund të hash, se e ke mendjen tek ajo. Përgjithësi familja, por prindër është diçka tjetër. Sot gjendem këtu që të falenderoj bashkëshortin tim sepse prej ditës që u sëmur vajza dhe deri sot më ka dhënë një përkrahje shumë të madhe. Nuk e kam parë si bashkëshort, por si shok, si gjithçka në jetë.

I ftuar në studio, Shkëlzeni nuk mbajti dot lotët kur pa në anën tjetër të ekranit familjen e tij.

Melisa: Sot kam ardhur me fëmijët. Fillimisht dua të të falenderoj që je bashkëshorti më i mirë në botë. Më ke ndenjur gjithmonë pranë. Ti e di gjendjen e vajzës dhe nuk më ke lënë asnjëherë vetëm, s’më ke larguar nga vetja. Dua të të falenderoj përzemërsisht sot, edhe fëmijët duan të të falenderojnë si prind që të kanë, je mbështetja e tyre, je shtylla jonë, je gjithçka për neve, të duam pa masë. Sot ti mbush 40 vjeç, ne shprehëm dëshirën të të urojmë ditëlindjen, pas fatkeqësisë së gocës, do të jetë ditëlindja e parë që do të festojmë në familjen tonë. Të urojmë gjithë të mirat e kësaj bote.

Ardit Gjebrea: Familja ka nevojë për gëzim Shkëlzen. Ti je i prekur tani, por ne duam gëzim tek ty.

Shkëlzeni: Faleminderit këtyre, faleminderit ju për mundësinë, është një mundësi që mbahet mend gjithë jetën…

Ardit Gjebrea: Vitin e ri do ta bëni një festë apo jo?

Shkëlzeni mes lotësh thotë jo.

Shkëlzeni: Jam munduar që fëmija mos e ndjejnë, që nuk po bëj për këta…

Vajza e tij kërkon që në fytyrën e babit të saj të ketë buzëqeshje dhe jo lot sepse ai është zemra e tyre dhe personi më i mirë i kësaj bote.

“Familja jonë e formon një zemër të bashkuar. Nëse dikush ndahet, ajo zemër thyet. Babi është zemra jonë, shpirti jonë. Ne s’mund ta shohim babin duke qarë, duam të shohim buzëqeshjen në fytyrën e tij se është vërtet personi më i mirë i kësaj bote”.

Ardit Gjebrea: Unë po pres të thuash që ta bëjmë vitin e ri?

Shkëlzeni: Pak më të vogël.

Ardit Gjebrea: Më të vogël, po do ta bëjmë?

Shkëlzeni: Po!

Burimi: tvklan.al

PUBLICITET