Është ndare nga jeta mbrëmë në orët e vona një nga këngëtarët më të njohur në Kosovë, Irfan Blakçori. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të ditur në Facebook miqtë e tij.

Përveçse këngëtar, Blakçori ishte edhe tekstshkrues dhe e bëri publikun për vete me zërin unik dhe tekstet e bukura që shkruante. Irfan Blakçori u nda nga jeta në moshën 62-vjeçare. Nuk bëhet i ditur shkaku i ndarjes nga jeta të artistit, por ai la pas një djalë dhe tri vajza.

Blakçori ka qenë punëtor i RTP-së së dikurshme. Pas mbylljes së këtij institucioni, u shpërngul në Bruksel të Belgjikës.

Ishte autor i mbi 200 këngëve, ndër të cilat më njohurat mbesin “Zogu i pla gosur”, “Antigona”, “Sot është ditëlindja jote”, “Unë të dua”.