Pas përfundimit të festivalit ‘Kënga Magjike’, këngëtari Flori Mumajesi duket po shijon pasi fituese u shpall kënga e kompozuar prej tij ‘Ma zgjat dorën’.

 

Mirëpo, menjëherë pas mbrëmjes finale që u zhvillua në ‘Pallatin e Kongreseve’, artistët janë ‘zhvendosur’ në një after-party.

 

Ata janë argëtuar në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke kërcyer dhe kaluar momente të këndshme.

 

Po rai që ka rënë në sy, ka qenë Flori, i cili është fotografuar nga ‘Panorama plus’ pranë këngëtares greke Maria Kiou. Ata shfaqen teksa përqafohen e puthen me njëri-tjetrin duke treguar se mes tyre ekziston një miqësi e dyanshme.

 

Kujtojmë që kjo e fundit ishte pjesë e finales me këngën ‘Mallon Trelenomai’.

PUBLICITET