BASHKIA QË PËR VITIN E RI HARRON GJYSMËN E QYTETIT…

Muaji dhjetor është pikërisht ajo e periudhë e vitit ku të gjithë e kemi shumë qejf kjo për faktin se ndryshe siç të gjithë e dimë është muaji I festave.

Krishtlindja dhe Viti I ri në mbarë botën e natyrisht edhe në Shqipëri e Shkodër në çdo vend syri të sheh zbukurime shumë ngjyrëshe, bredhat, dritat etj. Si vitet e kaluara dhe këtë vit bashkitë në Shqipëri me aq sa kanë pasur mundësi kanë bërë të mundur zbukurimin e rrugëve të qytetit pavarësisht se ky vit I ri e gjen Shqipërinë në një situatë pak të rëndë për shkak të tërmetit të 26 nëntorit por kjo është temë tjetër.

Duke iu rikthyer zbukurimeve për Vitin e Ri në rrugët e qyteteve nga sa kemi parë e dëgjuar ka qytete në vendin tonë që kanë shpenzuar jo pak e ka edhe nga ata që janë munduar me aq mundësi sa kanë që në mënyrë modeste ti japin shpirtin e festës vendit të tyre por në asnjë vend nuk është bërë një zbukurim gjysmak si ai që është bërë në Shkodër. Natyrisht bredhi gjigant nuk mungon në sheshin “Nënë Tereza” I stolisur me globe të ndryshme ndriçues si edhe me ditat që as këtë vit fatmirësisht nuk mungojë.

Por ajo që të lë më gojë hapur dhe një pikëpyetje të madhe është se zbukurimi I rrugëve në Shkodër nis që nga fillimi I pedonales “Kolë Idromeno” ku përfshihet edhe sheshi para bashkisë e deri tëk ndërtesa e Prefekturës së qytetit. Aty zbukurimet stopohen çuditërisht por npër të vijuar më pas nga Shëshi në të cilin ndodhet bredhi e deri në përfundim të pedonales tek “Dugajt e reja” siç të gjithë shkodranët e njohin.

Natyrisht që shumë përshtypje bën që bashkia ka diferencuar një pjesë mjaft të rëndësishme të Shkodrës dhe pedonales së saj kryesore ku sapo kalon Prefekturën e qytetit aty ska asnjë zbukurim. A mos ndoshta bashkia nuk ka pasur fonde mjaftueshëm edhe për atë pjesë të pedonales??? Apo mos ndoshta ka bërë pak diferencim dhe selektim??? Apo mos ndoshta bashkia ia ka lënë në dorë bizneseve të zonës zbukurimin e saj???

Por kjo e fundit se besojmë se qëndron pasi nëse do të ishtë kështu atëherë bashkia sigurisht nuk do të kishte vendosur thuajse asnjë zbukurim në përgjatë pedonales…

Gjithësesi është për të ardhur keq që një kryetare jo më në detyrë por që vijon të qëndrojë akoma në këtë post me insistimin e saj të pakuptimtë të bëjë të tilla gabime edhe pse fundja nuk është se na çudisin dhe aq kur vetëm pak muaj më parë thoshte se do të donte që edhe ajo të gjuante me Molotov apo deklaratat nga më të çuditshmet e surprizuese.

FOTO E REALIZUAR ME DATE 13 DHJETOR 2019
FOTO E REALIZUAR ME DATE 13 DHJETOR 2019
FOTO E REALIZUAR ME DATE 13 DHJETOR 2019

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...