Gjykata e Apelit Tiranë ka caktuar masën e detyrimit për paraqitje ndaj shefit të rendit pranë komisariatit të Rinasit, Altin Zeka.

Zeka, është ndaluar pasi dyshohet se kishte vjedhur 18 pako me ndihma të cilat ishin përgatitur për t’iu ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

Në gjendje të lirë do të vijojë të hetohet edhe efektivi tjetër i policisë së Rinasit Ervin Haxhillari dhe kunati i Altin Zeka, zjarrfikësi Alban Taulla.

Sipas akuzave, në vjedhje ishte e përfshirë dhe pedagogia Valbona Zekaj. Kjo e fundit, ishte ajo që siguronte ushqimet dhe më pas ja jepte bashkëshortit të saj Altinin, i cili urdhëronte një punonjës tjetër policie Ervin Haxhillarin, që t’i dërgonte pakot me ushqime në banesën e prindërve të Valbonës, ku jetonte dhe vëllai i saj zjarrfikës, Alban Taulla.