“Historia ime” në Tv Klan ka sjellë sot historinë e pazakontë të një burri 74-vjeçar nga Mallakastra. Ai është baba i 4 fëmijëve dhe prej 10 vitesh është i divorcuar.

Në moshën 16-vjeçare, nga shpërthimi i një granate, ju dëmtuan sytë dhe me kalimin e viteve shikimi ju dobësua dhe sot është i verbër.

Edhe pse është ndarë nga gruaja me vendim gjyqësor, ai jeton me ish-bashkëshorten në të njëjtën shtëpi. 74-vjeçari ndihet vetëm sepse fëmijët nuk e takojnë shpesh.

Në gjendjen që ai është, në pamundësi për t’u kujdesur për veten dhe krejt i vetëm, ai dëshiron të njihet me një tjetër grua.