Ngjarja tragjike që ka prekur sot qytetin e Librazhdit dhe mbarë opinionin publik është shoqëruar me detaje të reja. Sicc ka mësuar Shqiptarja.com, helmimi i çiftit të dy të rinjve në Librazhd mund të ketë qenë i nxitur nga persona të tretë.

Burime nga policia bëjnë me dije se një nga pistat ku po hetohet është edhe ajo e një helmimi të mundshëm që persona të tjerë mund t’i kenë bërë çiftit të sapomartuar.

Mësohet se policia po merr në pyetje persona të ndryshëm, familjarë e të afërm të çiftit për të nxjerrë detaje të reja nga kjo ngjarje e rëndë.

Në banesën e çiftit që u vetëhelmua mëngjesin e sotëm ende nuk janë hequr dekoret e dasmës, ndërkohë që dhomën e tyre të gjumit janë sistemuar rrobat që ajo kishte sjellë në pajë një javë më parë. Rezarta Hajdari, 19-vjeç, ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa Olsjan Hajdari, 27 vjeç, është nën kujdesin e mjekëve, por ende në gjendje kritike për jetën.