Sjellja e kryeministrit Edi Rama dhe menaxhimi i situatës pas tërmetit, ka sjellë në studion e emisionit Opinion dhe përplasje mes gazetarëve.

 

Teksa Alfred Peza po fliste për punën e bërë në terren pas tërmetit të 26 Nëntorit, Andi Bejtja ndërhyri duke i thënë se po fliste budallallëqe. Palët shkëmbyen replika, ku nuk munguan edhe batuta si “ti mund të thuash edhe që Fevziu ka flokë, po s’ka flokë.”

 

****

Andi Bejtja: Po flet budallallëqe.

Alfred Peza: Tani, ore Bejtje po edhe ti fole budallallëqe dhe unë nuk të thashë gjë.

Andi Bejtja: Ma kundërshto budallallëkun tim.

 

Alfred Peza: Po jo më nuk ta kundërshtoj budallallëkun, se ka të tjerë që na e gjykojnë.

Andi Bejtja: Unë po të them, pallati në Thumanë duhej rrethuar, kavalishenca duhej rrethuar… çfarë po flet mor burrë?

 

Alfred Peza: Ma lër më ma lër, tani 3 herë…

Andi Bejtja: Tani të dëgjoj gjithë ditën propagandën…

 

Alfred Peza: E thamë që në fillim që nuk jemi dakord, po ma lër ta them sipas mënyrës time dhe ta ndajë opinioni.

Andi Bejtja: Ore ti mund të thuash edhe që Fevziu ka flokë, po s’ka flokë.