Tërmeti/ “Jam gati të bashkëpunoj me Ramën për Shijakun”, deklarata e prapritur e aleatit të Bashës

Agron Duka, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste dhe njëkohësisht aleati i Partisë Demokratike, ka folur në lidhje me dëmet që janë shkaktuar në Shijak si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.

 

Gjatë një interviste për “Ora neëws”, Duka është shprehur se për të ndihmuar banorët e Shijakut, është i gatshëm që të bashkëpunojë dhe me kryeministrin Edi Rama. Gjithashtu, ai ka shpjeguar dhe mënyrën se si mund të realizohet ky bashkëpunim.

 

Por, edhe pse i shtrin dorën, Agron Duka akuzon kryeministrin, se po sillet si shoëmen në këtë situatë të rëndë. Jashtë vëmendjes së kryetarit të Partisë Agrare Ambientaliste nuk kanë mbetur edhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti në qytetin e Durrësit, për të cilat akuzon në mënyrë direkte Bashkinë e qytetit për papërgjegjshmëri.

 

“Jam shijakas, kam lind dhe rrit në Shijak, i njoh shtëpitë e Shijakut me familje dhe numër anëtarësh. Nëse do të caktojë njeri në Shijak të shkoj unë por të mos prek lekë me dorë, por të monitoroj çdo lloj fondi që hidhet atje dhe mënyrën sesi. Të firmosin të dy palët dhe pastaj të bëhen investimet atje.Se pyes opozitën në këtë drejtim, le të më thërrasë.Ta monitoroj dhe të mos shkojë asnjë lek dëm. Jam gati ta bëj. Ai vazhdon të bëjë politikë dhe shoë sepse mundohet që këtë që ndodhi ta kthejë në favor të vet, piarin e ka të fortë, sajon ngjarje të tilla dhe më duket sikur po ndodh anasjellta. Ndërsa opozita po mundohet të nxjerrë në pah problemet reale që janë pos tërmetit, mazhoranca po bën shoë dhe politikë.Qeveria vendore ka fajet e veta sepse po të vini re pallatet dhe hotelet që janë shembur kanë pasur ndërtime pa leje rreth 3-4 kate”,-ka deklaruar Duka.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...