Aktivisti, Aulon Kalaja ka folur në lidhje me situatën në Bubq pas tërmetit, i cili ka qenë edhe vetë i pranishëm gjatë këtyre javëve.
Për ‘Fax News’, ai u shpreh se shteti nuk ka parë situatën reale nga afër, madje kryeministri ka qenë vetëm një herë atje, por te rruga e asfaltit. Më tutje, aktivisti bën me dije se nuk ka asnjë pritshmëri nga kryeministri.
Nga ana tjetër, Kalaja tregon edhe kushtet si dhe punën që kanë bërë aktivistët, duke gatuar e jo vetëm për të prekurit nga tërmeti. ‘Ne kemi 12 ditë e po e bëjmë dhe do të vijojmë ti mbështesim ato banorë sa të kemi forcë. Ka pasur njerëz që kanë pasur një batanije dhe e kanë sjellë aty. Ndryshe nga kryeministri, shprehja jonë është pranojmë çdo gjë veç lekëve sepse ne konstatojmë uri, dhe varfëri’, tha ndër të tjera ai.
Kalaja u shpreh se:
Qeveria nuk e ka shkel terrenin. Ne kemi 12 ditë në Bubq që shërbejmë aty. Ka shumë fshatra që janë të shtrira. Kryeministri ka qenë vetëm një herë dhe ka qenë tek rruga asfaltit. Ka shpia që janë jashtë rrugëve të asfaltit. Ndoshta nuk duhet të jetë detyra e kryeministrit për të shkuar në çdo shtëpi, por duhet të ketë një hartë të qartë të zonave të prekura nga tërmeti.
Jam krejt i qartë nuk kam asnjë pritshmëri nga kryeministri. Sot kam takuar një zonjë që më tha se jetoj me këtë çarje të kolonës që prej tërmetit të korrikut. Bubqi është një nga zonat më problematike për sa i përket tërmetit. Kjo është një histori e gjatë që i ngjan një katastrofe. Ne kemi futur dhe gatimin që ua shpërndajmë banorëve. Ne kemi 12 ditë e po e bëjmë dhe do të vijojmë ti mbështesim ato banorë sa të kemi forcë. Ka pasur njerëz që kanë pasur një batanije dhe e kanë sjellë aty.
Ndryshe nga kryeministri, shprehja jonë është pranojmë çdo gjë veç lekëve sepse ne konstatojmë uri, dhe varfëri. Kemi prekur edhe familje që nuk janë prekur nga tërmeti, pasi janë shumë të varfër. Të mendosh se është 12 km larg Tiranës dhe është një varfëri në skamje. Janë të uritur, jo të varfër. Shteti duhet të zbresë në terren dhe të ndihmojë banorët, ti bindë të qendrojnë dhe të mos largohen nga vendi.”- u shpreh Kalaja.