Robert Berisha ishte i ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5”, ku foli si për ndarjen nga Nora edhe për projektet e reja muzikore dhe pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës.

Sa i përket Norës, Roberti u shpreh se ata janë në një pauzë dhe të ardhmes nuk i dihet. Këngëtari theksoi se do i qëndrojë pranë Norës dhe vajzës sa herë të kenë nevojë.

Ndërsa sa i përket projekteve muzikore, Roberti zbuloi se këtë muaj do publikojë një këngë të re kushtuar dashnoreve për të cilat tha që janë shumë në modë.

“Është një këngë shumë e bukur me një tekst shumë interesant. Këtu në Shqipëri ju i thoni ‘dashnore’ të dashurës ndërsa në Kosovë e dashura është e dashur. Kur dëgjova demon e këngës pyeta po pse dashnore. Refreni i këngës është kështu ‘Jam i ulur në një tavolinë dhe po e pi unë një gotë raki, po mendoj për dashnoren time, m’ka marr malli me ja pa dy sytë e zi’. Është shumë në modë se nuk e besoj që ka shqiptar që nuk ka dashnore”, u shpreh Roberti.