Elvis Naçi, Arbër Hajdari dhe Rama gjejnë “zgjidhjen”, imami: Do sillen nga Turqia, kanë kosto të ulët, i rezistojnë tërmeteve

as tërmetit të 26 nëntorit rreth 13 mijë shqiptarë pothuajse kanë ngelur në qiell të hapur, pasi banesat e tyre kanë pësuar dëme nga lëkundjet e forta sizmike.

 

Por cila është zgjidhja që po mendohet për banesat e dëmtuara plotësisht?

Dy nga personat që kanë mbledhur fonde për tërmetin, imami Elvis Naci dhe Arbër Hajdari, të cilët kanë një ide konkrete për mënyrën se si mund të ndërtohen lagje të tëra në zona të goditura nga tërmeti, sidomos në Thumanë. Të dy flasin për banesa parafabrikat, të cilat mund të sillen të gatshme nga Truqia.

 

Imami në emisionin “Opinion” ka deklaruar se në Turqi, janë shtëpi të gatshme, ekologjike, të cilat kanë një kosto shumë të ulët dhe se nuk i gjen gjë nga tërmeti. Ai theksoi se është një zgjidhje që ato të sillen nga Turqia me 10 mln euro mund të bëhen 1000 banesa për shqiptarët.

 

“Ne kemi mundësi me buxhetin dhe me këtë aktual që të japim një ndihmës të shpejtë. Sepse po ta bësh një përpjesëtim, rreth 20 mijë euro një shtëpi, mesatarja, ne kemi mundësi që t’i bëjmë ata njerëz me shtëpi të re, aty ku kanë qenë. Nesër ne do të udhëtojmë për në Turqi, janë disa shtëpia specifike, ekologjike, janë shtëpi të gatshme. Kjo ka një problem, që ne i dimë se ato mund të jenë shumë të mira dhe si ndihëm është shumë e shpejtë”, u shpreh ai ndër të tjera.

 

Për këtë zgjidhje është edhe Arbër Hjadari, i cili nënvizon se është gjetur edhe fabrika e ndërtimit të këtyre banesave dhe kjo ide është një bashkëpunim edhe me kryeministrin Rama.

 

“Kemi ardhur në këtë ide kemi gjetur fabrikë, dhe me bashkëpunimin e kryeministrit. Ne nesër do të nisim një delegacion në fabrikë për të negociuar. Ato janë shtëpia që janë beton i presuar është një teknologji ekologjike e re që perëndimi e përdor shumë, ato mundi ti bësh në përmasa sipas familjes.”, shprehet ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...