Ak uzat ndaj Salianjit/ Si prokuroria po e shpëton ish-deputetin e PD-së

Dje, Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për ish-deputetin e PD-së, Ervin Salianji i ak uzuar për kallëzim të rremë, në lidhje me dosjen “Babale”.

 

Kush e kujton, rreth një vit më parë shpërtheu një skandal. Një audio-përgjim, i cili u shit nga Republika e Re, si skandali i 30 viteve demokraci, ku vëllai i ministrit të Brendshëm, ishte përfshirë në trafik ndërkombëtar dr oge.

 

Nëpërmjet një audio, për të cilën pretendohet se ishte bërë regjistrimi nga dy persona me precedent penalë, Ervin Salianji doli në media, dhe deklaroi se Agron Xhafaj vazhdonte trafikun ndërkombëtar të dr ogës.

 

Ndërkohë, PD kishte disa ditë që den onconte me dokumenta autentike dën imin e marrë në Itali për Agron Xhafajn, i cili kishte ndryshuar emrin në Geron Xhafaj dhe si i shpëtonte sistemit dhe kërkesës së ekstradimit në Itali.

 

Gjithësesi pas publikimit të këtij audio-përgjimi, Agron Xhafaj pretendoi se nuk ishte i vërtetë dhe se ai ishte një montazh. Ai u dorëzua tek Krimet e Rënda dhe prej një viti vazhdon të kryejë dën imin e tij në Itali.

 

Nga ana tjetër, Salianji vazhdoi fort me audio-përgjimin e tij, duke thënë se ishte autentik, se ishte i vërtetë, por, as ai dhe as gazetari Jetmir Olldashi, që pretendohet se ka marrë pjesë në organizimin e audio-përgjimit nga dy personat, Babalja dhe Fredi Alizoti, kurrë nuk dorëzuan në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, materialin origjinal të audio-përgjimit.

 

Ndërkohë, nga Prokuroria, pas ekspertizave dhe shumë hetimeve, rezultoi se audio-përgjimi ishte i pavërtetë.

 

Salianji u mor i pandehur, së bashku me gazetarin dhe dy persona të tjerë.

 

Çështja është ndarë. “Babalja” ka një dosje më vete dhe ndërkohë çështja e Agron Xhafajt dhe hetimet e tjera të bëra nga Kri met e Rënda, lidhen me trafikun e dro gës. Ndërsa pjesën e kallëzimit të rremë, mashtrimit të bërë publikisht dhe skandalit të publikimit të një audio-përgjimi fallco, hetimi u çua tek Prokuroria e Tiranës.

 

Mesa duket edhe aty me një dosje të qepur në mënyrë profesionale nga prokurorët e Krimeve të Rënda. Dosja u dërgua në Prokurorinë e Tiranës, dhe dje organi i aku zës dhe pretencën.

 

Një pretencë që do ta kujtojmë gjatë dhe skandali nuk është thjeshtë dhe vetëm një kallëzim i rremë. Por, është një mashtrim publik dhe tentativë për të rrëzuar shtetin.

 

Ai audio-përgjim i manipuluar, ka shumë akuza, të cilat do të duhej të rëndonin mbi ish-deputetin Ervin Salianji, si kryeregjisor i atij skandali. Sepse prokuroria ka kërkuar tre vite shërbim prove për Salianjin, dhe disa qindra orë pune për gazetarin Olldashi. Për aktorin Fredi Alizoti është kërkuar tre vite burg, ndërsa për Albert Veliun, i ashtuquajturi “Babale” është kërkuar 3.6 vite burg.

 

Pra, regjisori me skenaristin dënohen më pak sesa aktori kryesor i filmit.

 

Përtej asaj pretence të dhënë nga prokuroria, qëndron dhe fakti i lënies në një aku zë që nuk bur gos Salianjin. Pra, qëllimi i prokurorit ka qënë që “mishi të piqet dhe helli mos digjet”.

 

Pra, edhe Salianji të dën ohet me provat që janë, por të mos bëjë bu rg në asnjë rast dhe për asnjë arsye. Çështja çohet në Gjykatë, kjo e fundit ul një pjesë të dën imit dhe Salianji më në fund del me një dën im minimal, që mund ta kapë dek riminalizimi, dhe ndoshta në zgjedhjet e ardhshme nuk do të zgjidhet më deputet. Por, do të gjendet mënyra dhe interpretimi dhe mund ta kemi sërish në listë.

 

Pra, një politikan që mashtroi publikisht, që shpiku një skandal, kjo tashmë e faktuar dhe e provuar, del dhe shpëtohet nga hiletë e drejtësisë, duke harruar atë skenar të djeshëm, duke harruar atë “benzinë” që i hidhej një zjarri për të djegur Shqipërinë, nga Salianji me kompani. Nga papërgjegjshmëria dhe imoraliteti politik. Sepse PD-ja në fakt ishte në të drejtë të kauzës së saj.

 

Den oncimet e bëra nga Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi e “kryqëzuan” ministrin e Brendshëm në atë kohë, Fatmir Xhafajn, për vëllain e tij.

 

Skenar të tillë videosh që shpëtonin PD-në dhe se ky do të ishte e ardhmja dhe lideri, që donte të kandidonte edhe për Sekretar i Përgjithshëm i kësaj force politike, quan një audio-përgjim, që tashmë njeriu që u duk se po u tundte prangat të tjerëve, tashmë po i tunden prangat për vete.

 

Në rastin Salianji, prokuroria me akuzat e saj thjeshtë dhe vetëm e ka lehtësuar ish-deputetin e PD-së. Nuk është i vërtetë pretendimi që bëhet nga PD-ja dhe zyrtarët e saj se aku za është e rëndë. Jo aspak. Është dhënë vetëm aku zë për kallëzim të rremë, ndërkohë që janë me dhjetëra aku za që duhet ta përfshinin Salianjin dhe që drejtësia duhet ta thoshte fjalën e saj.

 

Dhe jo vetëm për atë. Nuk ka pse të ishte shembull Ervin Salianji, por do duhej që një herë e mirë aventurierët politik të mos guxojnë të montojnë, të shpifin dhe të shantazhojnë shtetin, institucionet. Nuk ka rëndësi janë socialistët apo demokratët në pushtet. Por, duhet të marrë fund një herë e mirë.

 

Kjo e Salianjit nuk ndryshon shumë nga turpi dhe skandali i Griseldës së famshme që ka bërë Erion Veliaj në Kavajë. Këta të dy nuk kanë asnjë ndryshim. E filluan socialistët e Rilindjes së Erion Veliajt dhe e vazhdoi “Babalja” e Salianjit të Republikës së Re.

 

Kjo dosje që iu dha pretenca dhe që iu ul kaq shumë rëndësia ndoshta do të duhej të ishte një nga dosjet e para, nga e cila duhet të fillojë punën SPAK, për t’i dhënë një leksion të mirë politikanëve.

 

Kjo nuk ka të bëjë me individin Ervin Salianji, por ka të bëjë me rracën e shpifësave, politikanë delirantë dhe të papërgjegjshëm.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...