Prokuroria kërkoi 1.6 vite burg, reagon Salianji: Nuk i druhem fare

Pasi Prokuroi kërkoi 1 vit e 6 muaj burg për ish deputetin Ervin Salianji, ky i fundit shprehet se “askush nuk do ia dalë dot të më mposhtë apo më të më izolojë”.

“Nuk i druhem fare e kam thënë që në filim, shpesh në gjykatë edhe unë edhe ju jam bërë koresponendent, janë sulme politike. Sot nuk pati asnjë fakt prove të re, por pati një devijim të cështjes, ne një gjasme pretence kur prokuroria bëhet pjesë me llumin, por asnjë intrigë asnjë pabesi s’ja del të mposhtë dot të vërtetën.

Dënimi im është kërkuar që në momentin që unë kam bërë publike këtë rast apo edhe raste të tjera, por askush nuk do ia dalë dot të më mposhtë apo më të më izolojë.

Sot kanë një të dënuar ish ministrin dhe një demaskim të një prokurorie politike që sot lexoi ato që tha kryeministri një ditë pasi doli video.

Këta të dy prokurore që janë sot, do e shihni edhe vetingun apo të dhënat që ne do bëjmë publike, kjo nuk është drejtësia e re, janë prokurore të drejtësisë së vjetër. Në fund të ditës do fitojë e mira dhe e drejta”- tha Salianji.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...