“Po ti ku punon?”, Rama ngelet pa fjalë nga përgjigja e hidhur e vëllait të Sajmir Grekut

Tashmë siç e ka bërë zakon kryeministri Edi Rama së bashku me një kamerën e ERTV viziton familjet e prekura nga tërmeti.

 

Së fundmi kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ishte në familjen Greku e cila humbi 3 anëtarë nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

 

I pranishëm në banesën sociale në Shkozë ku kjo familje është strehuar ishte edhe vëllai i të ndjerit Sajmir Grekut, Dorjan Greku i cili u pyet nga kryeministri Rama se ku punon, por përgjigja e tij e stepi disi kryesocialistin.

 

Rama: Ti ku punon?

Greku: Jam pa punë!

 

“Gjejini një punë djalit”– i drejtohet Rama shoqërusve të tij.

“Ka qenë në Francë”, ndërhyri Veliaj, për të qetësuar kreun e ekzekutivit dhe për të justifikuar rastin e papunësisë së të riut.

 

Rama: Na thuaj kur të jesh gati dhe ne jemi gati të të ndihmojmë…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...