Edicioni i 21 i festivalit të “Këngës Magjike” u kthye në kryefjalën e mediave këto ditë. Eneda Tarifa me këngën “Ma zgjat dorën” mori çmimin e parë të festivalit, ndërsa çmimet e ndara u diskutuan gjatë nga publiku. Të shumtë ishin ata që ranë dakord me ndarjen e çmimeve, ndërsa të tjerë pretendonin një renditje tjetër.

 

Madje, disa personazhe të showbiz-it iu “kthyen” producentit Ardit Gjebrea për mënyrën e votimit që ishte zgjedhur në festival. Mirëpo, teksa rrjeti ende vazhdon të ziejë nga lajmet e festivalit, Adrola Dushi ka një mesazh për

Gjebrean, të cilin e shoqëroi 3 netë në prezantim. Modelja ka publikuar foto krahas Arditit nga të treja netët në llogarinë e saj në Instagram, ndërsa krahas postimit shkruan:

 

“Mirenjohje pa fund per kujdesin dhe dashamiresin qe ke treguar ndaj meje.
Faleminderit qe me dhe mundesine te jem pjese e MAGJISE tende 🙏🏼”