New York Times e rendit restorantin “Çka Ka Qëllu”, pronë e shqiptarit, ndër 10 restorantet e reja më të mira

Gazeta me e madhe amerikane, New York Times ka bërë një shkrim për 10 restuarantet e reja më të mira në New York. Në mesin e tyre është edhe restaurant I një shqiptari që e ka edhe merin në shqip, “Cka Ka Qellu”. Ky restaurant ndodhet në Arthur Avenue në Bronx.

“Kur futeni brenda e ndjeni vetën në një tavernë të vjetër të fshatit diku në Shqipëri ose Kosovë”, shkruan New York Times.

Pronari dhe kuzhinieri i këtij restuaranti kanë lidhje me të dy këto shtete,

NYT përshkruan edhe pamjen e restuarantit me instrumente muzikore të vjetra, rroba e mjete pune antike shqiptare.

“Erë e bukës së pjekur nga furra e përparme. Kërkojeni me speca turshi. Më pas mund të dëshironi mish viçi me kos. Sigurisht se do të ketë suxhuk.

Ëmbëlsirat pjekën aty . Kafeja derdhet nga enët e bakrit të trajtuara gjatë. Ju mund ta dini këtë si kafe turke, por, për sa kohë që qëndroni në Cka Ka Qellu, do ta quani atë shqiptare”, shkruan New York Times, që e renditë këtë restuarant në vendin e 7-të

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...