Merr fund miqësia mes Fifit dhe Eneda replikat e fundit përçajnë dy këngëtaret, ç’ndodhi në prapaskenat e Këngës Magjike (FOTO & VIDEO)

Miqësia mes Eneda Tarifës dhe koleges së saj Filloreta Raçit që njihet ndryshe si Fifi është përçarë. Dy këngëtaret, mesa duket nuk kanë më miqësinë që kishin më parë, dhe kjo gjë ka ndodhur menjëherë pas natës finale të Këngës Magjike.

Biseda që dy koleget bënë natën finale, në momentin që Eneda ngriti në duar trofeun e madh, dyshohet të ketë qenë shkak për prishjen e kësaj marrëdhënieje. Tarifa u ‘kurorëzua’ teksa publiku brohoriste emrin e Fifit dhe kjo gjë solli mjaft polemika në skenë. Vetë Fifi kërkoi të thishte dy fjalë para se të këndonte kolegia e saj, Eneda Tarifa.

“Dua të flas edhe një fjalë para se të këndojë Eneda këngën, që unë e dua dhe e kam dashur më shumë prej të gjitha këngëve të festivalit. Unë mendoj se ne si artistë, edhe festivali ‘Kënga Magjike’ vet është një festival që bëhet për publikun. Ne si artistë, kur i prodhojmë këngët, i prodhojmë për publikun. Mendoj që nesër, në fund të ditës, unë dua të ha bukë prej asaj këngës. Unë dua të kem koncerte. Të gjithë duhet të ketë këtë synim; të kemi koncerte, të kemi një reagim,”– tha Filloreta Raçi.
Ndërsa Eneda shtoi më tej se nuk ‘hanë bukë’ baladat se kngët ritmike duke future në lojë edhe Rovena Dilon që kishte aty pranë.

“Tani, të themi të drejtën, se kemi edhe Rovena Dilon këtu, o ha bukë Rovena Dilo me këngën që ka sjellë në ‘Këngën Magjike’, o nuk hamë unë dhe ti…këngë me të qara, me të vuajtura. Këngët balada prekin njerëzit dhe Fifi ka prekur, të gjithë ata që kanë pasur balada, edhe unë kam prekur, prandaj jam sot këtu,”– vijoi Tarifa. Këngëtarja tjetër vijoi të këmbëngulte në idenë që publiku është ai që edi se çfarë pëlqen teksa shtoi se vetë asaj në klube i kërkojnë baladat më shumë.

“Unë mendoj se muzika e mirë, qoftë baladë, qoftë rep, qoftë rrok, qoftë pop, qoftë…Mua personalisht baladat më janë kërkuar në klube. Nejse, fjalia e fundit që dua të them është sa më shumë dashuri, sa më shumë respekt dhe sa më shumë sinqeritet,”- përfundoi Fifi. Me anë të një kërkimi në profilet përkatëse të dy këngëtareve, vumë re që as Eneda dhe as Fifi nuk e ndjekin më njëra-tjetrën. Madje edhe në tavolinat përkatëse në të cilat këngëtaret kanë dalë për të festuar, nuk janë parë në shoqërinë e njëra-tjetrës. Fifi ka vijuar me reolika edhe në postime në Instagram. “Unë vetëm kaq mund të them…Publiku im, faleminderit! Përulem para jush,”- shkruan Fifi në një postim në Instastory. Duke parë këto reagime guxojmë të shtojmë më tej se replikat e bëra në skenë mund të kenë vijuar dhe në prapaskenat e Këngës Magjike.

Eneda Tarifa me këngën “Nuk ia vlen” dhe Fifi me “Marova”ishin dy këngëtaret më favorite për çmimin e parë, por triumfoi e para. Pavarësisht se kënga e Fifit ishte më e votuara nga publiku. Ndarja e çmimeve në këtë festivsl është shoqëruar gjithmonë me debate.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...