Bleona Qereti është këngëtare shumë e njohur. Që në moshë të vogël dallohet për pjesmarrje aktive në aktivitet e ndryshme të zhvilluara për fëmijë në Korçë dhe Elbasan.

Perfaqësimi i saj i parë ndërkombëtar ka qenë në festivalin ballkanik të grupeve të fëmijëve në vitin 1991 i cili u zhvillua në Preveza të Greqisë. Në vitin 1991-1994 aktivizohet si këngëtare dhe spikere në estradën profesioniste të teatrit “Skampa në Elbasan”.

Në Dhjetor 1994, Bleona Qereti merr pjesë në Festivali i 33-të në RTSH me këngën “A Ti Besoj”.

Ne vitin 1995 është pjesëmarrëse e festivalit të pranverës me këngën “Si të panjohur”.

Në Dhjetor 1995, Bleona Qereti merr pjesë në Festivali i 34-të në RTSH me këngën “Lermëni”.

Në Dhjetor 1996, Bleona Qereti merr pjesë në Festivali i 35-të në RTSH me këngën “Dhe Prapë Jam Kthyer”. Mbas pjesëmarrjes së sukseshme në festivalin e pranverës 96 ftohet në një turne në Zvicer me këngëtarët më të njohur shqiptarë.

Gjatë kësaj kohe provon të këndojë këngën popullore shqiptare duke marrë pjesë në koncertin e këngës së perpunuar popullore që u zhvillua në Shkodër.

Vazhdon me këngën popullore duke marrë pjesë në festivalin botëror të këngës folklorike që u zhvillua në Francë në gusht të vitit 1996 ku ishte prezantuese dhe këngëtare e grupit “Arbana” që perfaqësoi shqipërinë në këtë festival.

Ajo duhet të ketë qenë një fëmijë “re. bel” dhe kjo nuk ka pikë diskutimi. Ja tek e shohim Bleona Qeretin me baluke dhe me bishtaleca me fjongo. Për të gjithë “mosbesuesit” e karrierës së saj, iu themi se Bleona ka nisur të këndojë që në moshë të vogël.