NJË DITË MË PARË NJË EFEKTIV I RENEA-s ZHVILLOI VËRTETË NJË BETEJË ME JETËN KU NË MNËYRË AKSIDENTALE RRËSHQITI NË GREMINË 100

METËR POSHTË NË ZONËN E THELLË TË DUKAGJINIT NË FSHATIN THETH. STAR PLUS SJELL NË MËNYRË EKSKLUZIVE PAMJET E OPERACIONIT PËR SHPËTIMIN E EFEKTIVIT TË RENEAS.

KANË QENË BANORËT E ZONËS DHE NJË EKIP SHPËTIMI TË CILËT KANË RREZIKUAR SERIOZISHT EDHE JETËN E TYRE PËR TË SHPËTUAR NJË TJETËR JETË. HELIKOPTERI PËR TRANSPORTIMIN E BLEDAR BELULIT ERDHI VETËM NË FSHATIN NDËRLYSA PAS TË PAKTËN KATËR ORËSH ECJE TË KËMBË ME EFEKTIVIN QË NDODHEJ NË BARRELË NDËRSA

BANORËT ECËN NË RRUGËT MË TË SHKURTRA MES MALEVE DHE SHKËMBINJVE TË THEPISUR PËR TA ÇUAR MË SHPEJT TË PLAGOSURIN SEPSE HELIKOPTERI NUK ERDHI NË VENDIN

KU ISHTE RRËZUAR. NË KËTO MOMENTE JU FTOJMË TË NDIQNI PAMJET PA KOMENT QË OFRON EKSKLUZIVISHT STAR PLUS TË SIGURUARA NGA GAZETARI SENAD NIKSHIQI.