1.7 milionë dollarë nga donatorët, Arbër Hajdari nuk ia jep paratë e tërmetit qeverisë

Themeluesi i fondacionit “Fundjavë ndryshe”, ka vendosur të mos ia japë qeverisë paratë e mbledhura nga donatorët për njerëzit e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Hajdari ka deklaruar se nuk do ia besojë paratë qeverisë për shkak sepse sipas tij, po ecën me ritme të ngadalëta.

Janë plot 1.7 milionë dollarë të dhuruara nga donatorë shqiptarë që do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti. “newsbomb.al” rikujton që në qershor të 2019-ës, qeveria i vuri Arbër Hajdarit në dispozicion 44 mijë m2 tokë në rrugën qendrore të Arbrit. Hajdari ka thënë për “newsbomb.al” se ‘Toka nuk është e Arbërit, por e fondacionit ‘Fundjavë Ndryshe’. Ai shton se toka nuk i është falur, por i është dhënë me qira, duke kujtuar njëkohësisht se vendimet nuk i merr ai por Bordi i fondacionit ‘Fundjavë Ndryshe’.

Për një shkollë të madhe profesionale, bibliotekë, mensa sociale, kapanone magazinimi për aktivitetin e fëmijëve janë vënë në dispozicion 44 mijë metra katrorë. Thuhet se projekti do jetë gati në vitin 2021.

“Nuk mund të ndodh, që të bashkojmë fondin, pasi humbet qëllimi i organizatës. Ne kemi arritur që të ndërtojmë shtëpi për 11 ditë, kemi eksperiencën. Ne kemi 32 mijë persona që kanë kontribuar. Kanë qenë një numër i madh njerëzish, ne si lëvizje, kemi dëshirë që deri në fund këtë proces ta kemi transparent.

S’me intereson farë të kontrollojë shtetin në këtë proces, por të koordinohemi. Mos të kemi nevojë për leje ndërtimi. Kemi nevojë për koordinim që ndihmat mos të shkojnë dy herë. Nuk mund të na presë ne koha të diskutojmë në tryeza, kur një pjesë e njerëzve janë nëpër çadra. Komiteti të nxjerrë disa konkluzione, që të nisim punën. Ne se presim shtetin, siç nuk e kemi pritur, ata kanë korsinë e tyre”, ka thënë Hajdari në Real Story.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...