Një tjetër aksident është shënuar mbrëmjen e e sotme, pas atij në Shkodër dhe Prezë.

Mësohet se një automjet ka përplasur rëndë një grua e cila lëvizte me bicikletë në rrugën e plazhit të vjetër në Vlorë.

Fatmirësisht e aksidentuara nuk ka marrë lëndime serioze. Menjëherë në vendgjarje ka mbërritur ambulanca e cila i ka dhënë ndihmën e parë. Ndërkaq, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.