Shqipëria do të preket nga i ftohti arktik, ja parashikimi

Nga fillimi i kësaj jave rikthehet paqëndrueshmëria e kushteve atmosferike. Mesdita e të hënës risjell reshje shiu në Ultesirën Perëndimore.

“Ditën e martë, i gjithë vendi do të përfshihet nga reshje shiu por edhe dëbore në zonat malore për shkak të masave ajrore më të ftohta me origjinë nga pjesa e Evropës Veriore.

Shqipëria do të preket nga i ftohti arktik dhe temperaturat do të pësojnë rënie në të gjitha qytetet”, tha meteorologia e RTSH, Rezarta Xhakollari.

Sakaq, sipas SHMU, “Në lartësitë mbi 1600 metër, reshjet do të kthehen në dëborë me intensitet të ulët. Përmirësimi i motit do të vijë ditën e mërkurë deri të enjten në mesditë, kohë në të cilën do të përkeqsohet sërish.

Era më e vrullshme, parashikohet ditën e mërkurë nga verilindja, e më tej pritet rënia e temperaturave nën 0 gradë celsiues, si në tabelë”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...