“Shpërndarja e fondit do jetë sa më transparente”/ Elvis Naçi: Kemi mbledhur mbi 6 milionë euro

Imami Elvis Naçi sot në mbledhjen e Dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit u shpreh se fondi që është mbledhur nga fondacionet do të ketë transparencë maksimale dhe po ashtu ka dhënë shumën e mbledhur deri tani.

“Fondi që është mbledhur do të menaxhohet, ne do të mbajmë transparencën më maksimale. Kemi mbi 6 milionë euro dhe synojmë të shkojmë drejt 10 milionë euro”, tha Elvis Naçi.

Më pas, Elvis Naçi u hspreh se u është dhënë sinjali për të filluar me ndërtimin e banesave private. Gjithashtu ka thënë se shumë kompani ndërtimi nuk kanë para në dorë për të dhuruar, mirëpo mund të ofrojnë ndërtimin e një ndërtese nga ana e tyre.

“Isha dje në Thumanë, më thanë pse nuk po filloni, sapo institucionet të na japin sinjalin jeshile, u thashë. Sot morëm sinjalin që banesat individuale mund të nisin. Do të shikojmë edhe familje që janë jashtë Thumanës. Do të ndërhyjmë edhe në ndërtime pallatesh pasi disa firma ndërtimi nuk kanë para në dorë por mund të japin ndihmesë duke ndërtuar pallate”, është shprehur Naçi.

Elvis Naçi ka përmbyllur fjalën e tij duke thënë se pavarësisht se komiteti do të monitorojë punën, një gjë të tillë do e bëjnë edhe fondacionet në mënyrë që shpërndarja e fondit të jetë sa më transparente.

“Sa i përket monitorimit qeveritar, kuptohet se komiteti do të bëjë punën e vet por edhe ne si fondacione do t’i shikojmë dhe do të mundohemi që shpërndarja të jetë sa më transparente duke i shkuar atyre që u takojnë”, tha Elvis Naçi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...