Një aksident i rëndë është regjistruar pak momente më parë në aksin rrugor Shkodër – Oblikë.

Mësohet se dy motorçikleta janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë ka ndërruar jetë një person, emri i të cilit ende nuk bëhet me dije.

Gjithashtu blutë raportojnë se është plagosur edhe drejtuesi i motoçikletës tjetër me iniciale G.H. 57 vjeç.

“Më datë 09.12.2019 ora 17:05, në aksin rrugor Shkodër – Oblikë, në hyrje të fshatit Oblikë, ka patur një aksident rrugor, ku në aksident janë përfshirë dy motorçikleta.

Njëri nga drejtuesit e motorcikletës ende i pa identifikuar, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi tjetër është shtetasi G. H. 57 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër, i cili po dërgohet në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë.

Në vend ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.