Solidariteti që kanë treguar shqiptarët ndaj të prekurve nga tërmeti është i rrallë. Së fundmi një 94-vjeçar ka dhuruar 10 mijë euro për të prekurit nga tërmeti i datës 26 nëntor.

Ai tha se ka dhënë shumë pak dhe uron se Zoti t’ju japë më shumë atyre që janë prekur nga tërmeti shkatërrimtar.

Më tej ai ka thënë:

Unë kam dhënë pak. Zoti t’u japë më shumë. Mua kaq vite m’i ka dhënë Zoti. Të gjithë shqiptarët, kudo që janë në Shqipëri, në Maqedoni, në Mal të Zi, në diasporë e kudo uroj të jenë bashkë, të bashkuar, sidomos në ditë të vështira.”

Këtë gjë i moshuari e ka thënë gjatë një telefonate që ka bërë gjatë emisonit ‘’Shqiptarët për Shqiptarët’’. I moshuari ka dhënë një mësim për të gjithë, pasi të gjithë mund t’i ndihmojmë sado pak të prekurit nga tërmeti në këto ditë të vështira.