Sopranoja e njohur, Inva Mula ka qenë e pranishme këto ditë në Shqipëri, ku është parë pranë familjeve të pastreha, të cilët janë prekur nga tërmeti.

Meqënëse shumë artistë organizuan një mbrëmje muzikore për të mbledhur para për familjet në nevojë, Inva mori edhe vajzën e saj.

Sopranoja e njohur ka bërë me dije arsyen se përse e mori të bijën pranë këtyre familjeve, të cilët jetojnë në kushte ekstreme, mes baltës dhe të ftohtit.

Ajo tha se vajza e saj, Nina, donte të recitonte një vjershë, por duhet të mësonte edhe diçka.

Vajza ime pasi dëgjoi koncertin shprehu dëshirën që të recitojë një vjershë. Unë nuk e di se si do të performojë sepse nuk e kam dëgjuar ndonjëhere te recitojë në skenë, por do ta dëgjojmë.

Më pas, sopranoja e njohur tha se këto ditë e ka marrë Ninën e vogël për të parë gjendjen ku jetojnë fëmijët e atyre familjeve që janë goditur nga termeti.

Jemi bërë me baltë deri në gju…e mora që të shohë gjendjen sepse Nina duhet ta di se kur ngrihet në mëngjes në krahët e mamit… ka edhe fëmijë që flenë në çadra dhe nuk i kanë kushtet.