Në Thumanë mungojnë 24 njerëz, që pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Gjysh Veseli e njeh mjaft mirë Thumanën, me ato që babai i tij i ka treguar por edhe çka jetuar vetë në 77 vite.

“Kur shkonim të vegjël e shkonim në shkollë nuk kalonim andej se mbyteshim në ujë. Kur erdhi sistemi komunist, u bënë kanalizime dhe u kullua toka këtu e u bënë ato pallatet dy katëshe rreth viteve 60. Që sollën tragjedinë e jashtëzakonshme, kanë vdekur njerëz shumë”.

Tërmeti i fuqishëm i nëntorit ka shtrembëruar në 30 sekonda një vilë tre katshe. “Mundi i 30 viteve në këtë shtëpi është hedhur. Tani unë kërkoj nga shteti që të mos e shoh këtë, kjo është viktimë para syve e nga moment në moment mund të bëjë viktima, ta shemb dhe jot ë ngelet gërmadhë këtu”. Nën rrënoja ka ende gjurmë të viktimave. Puna për heqjen e inerteve vijon.