Tërmeti/ Rama i drejtohet sërish Bashës: Refuzimi i Tryezës së Përbashkët është një gabim i madh

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në “Twitter” i është drejtuar sërish kreut të opozitës Lulzim Basha, duke i thënë se në këto momente të vështira për popullin shqiptar, maxhoranca e opozita duhet të ulen në një tryezë të përbashkët bisedimi.

 

Rama i shkruan Bashës se opozita nuk duhet që të refuzojë tryezën e përbashkët për të folur për fatkeqësinë, pasi një veprim i tillë do të ishte gabim i madh.

 

“@lulzimbasha_al

një pjesë e sugjerimeve të publikuara lidhur me bizneset e dëmtuara në Durrës, përkojnë me propozimet e hartuara nga kryetari i Komitetit Kombëtar të Rindërtimit & Ministrja e Financave? Por vazhdoj të them se refuzimi i tryezës së përbashkët është gabim i madh☹”, shkruan Rama.

 

Kujtojmë se kryeministri Rama i ësbhtë drejtuar edhe më herët liderit opozitar Lulzim Basha për të bashkërenduar në ditët e fatkeqësisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...