Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri urdhëroi drejtuesit e bashkive, enteve dhe institucioneve publike; të mos bëjnë më tendera për makina, udhëtime e ahengje festash të fund-vitit, madje u dha si alternativë lëvizjen me kuaj.

Mirëpo këtë urdhër të kryeministrit Rama, nuk e ka zbatuar Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj; i cili dy ditë më pas, ka shpallur tenderin me object: makina luksi me qira, për policinë “Illyrian Guard Sh.a”; homologe e policive private.

Megjithëse kjo polici, rezulton organizëm “fantazmë”; mbasi qysh nga dita e krijimit më 4 prill 2019 e deri sot, nuk ka lidhur asnjë kontratë private, apo shtetrore sigurie biznesesh, ndërmarrjesh, institucionesh e personash; ministri Lleshaj, si administrator i vetëm i saj, ka vendosur të marrë makina me qira.

Në dokumentin zyrtar të tenderit, njoftohet se fondi financiar, i ofruar për marrjen e makinave me qira operacionale (leasing); është parcaktuar 153 milionë, 31 mijë e 920 lekë të reja pa TVSH; ose 1.8 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Sipas burimeve tepër të sigurta, nga drejtoria e prokurimeve në Ministrinë e Brendshme; thuhet, se tenderi për marrje makinash me qira; është bërë gati për Papulin e familjes kryeministrore; ashtu siç ëshë vepruar me 11 tenderët e deri-sotëm me vlerë 2.9 milionë euro, dhënë për makina me qira, nga Bashkia Tiranë, OSHEE e institucione të tjera.
Tenderi është hapur si procedure, në datën 05.12.2019 dhe me letra zyrtare, do të zhvillohet në orën 10.00, datë 30.12.2019; ose 1 ditë para natës së Vitit të Ri; siç duket, që “babagjushi” i qeverisë, të mos e lërë Papulin e tij të dashur pa “dhuratë”./Pamfleti